Një fëmijë dyvjeçar me prejardhje shqiptare ka humbur jetën në ishullin Zakynthos të Greqisë, pasi u sulmua papritur nga një qen i racës Pitbull në oborrin e shtëpisë ku po luante.
Pas incidentit, i mituri u dërgua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, por mjekët nuk arritën ta shpëtojnë, njoftojnë mediat greke. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë e mundshme. /Pasqyrapress/.


