5.9 C
Pristina
HomeLajme500 mijë euro ndihmë humanitare nga Kosova për Gazën

500 mijë euro ndihmë humanitare nga Kosova për Gazën

Qeveria e Republikës së Kosovës ka nisur nga porti i Mersinit në Turqi një anije me ndihmë humanitare për popullin e Gazës, ka njoftuar Albin Kurti ne facebook.

Dërgesa, me vlerë rreth 500 mijë euro, përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione ushqimi të ngrohtë për civilët në nevojë.

Ky operacion u bë i mundur pas marrëveshjes së fundit për paqe dhe shënon herën e parë që Kosova ofron një ndihmë të tillë për Gazën, si shenjë solidariteti ndërkombëtar dhe mbështetje për popullsinë civile të prekur nga kriza. Qeveria e Kosovës ka shprehur mirënjohje të veçantë ndaj Turqisë dhe Gjysmëhënës së Kuqe Turke për bashkëpunimin dhe ndihmën në realizimin e këtij misioni humanitar. /Pasqyrapress/

Fotot: Albin Kurti, facebook.





ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat