7.6 C
Pristina
HomeLajmeAksident tr*agjik, humb jetën një person nga Bujanoci

Aksident tr*agjik, humb jetën një person nga Bujanoci

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 8 dhjetor 2025 në rrugën Bujanoc–Vranjë, afër kthesës për fshatin Neradovac, ku janë përplasur dy vetura, një “Fiat” dhe një “Renault”, të dyja me targa të Bujanocit, ka shkruar Naslovi.net

Sipas raportimeve të policisë dhe mediave lokale, shoferi i Fiat-it, i lindur në vitin 1939 dhe banor i një fshati përreth Bujanocit, u dërgua me urgjencë në Qendrën Shëndetësore në Vranjë, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga përplasja, transmeton Pasqyra press.

Ndërkohë, një pasagjer në veturën Renault, gjithashtu nga Bujanoci dhe i lindur në vitin 1946, ka pësuar lëndime të rënda dhe është shtruar në spital, ku aktualisht ndodhet në gjendje serioze. /Pasqyra press/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat