Një deklaratë e bërë së fundmi, nga Ramush Hararinaj ku thuhet “Zgjohem çdo ditë në orën 06:30 që t’ju rregulloj jetën juve”, është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka nxitur një mori komentesh, reagimesh dhe interpretimesh. Përkrahësit e kanë parë këtë si mesazh të përkushtimit dhe punës së përditshme, ndërsa kritikët e kanë komentuar si një deklaratë të ekzagjeruar dhe ironike. Pavarësisht mendimeve të ndryshme, postimi ka marrë shumë ndërveprime dhe ka hapur debat për mënyrën si përdoren mesazhet publike në politikë. /Pasqyrapress/


