Gjatë një seance gjyqësore, Nasim Haradinaj tregoi një pjesë të rëndë të historisë së jetës së tij.
I pyetur nëse ishte rritur në Kosovë, ai u përgjigj se deri në moshën 17-vjeçare po, por pjesën tjetër të rinisë e kishte kaluar në burgjet e Serbisë.
Ai tregon se ishte arrestuar bashkë me babanë dhe motrën 15-vjeçare, duke kaluar vite të vështira nëpër qelitë serbe. Pas lirimit, kur u kthye në shtëpi, zbuloi se edhe vëllai i tij 16-vjeçar, Agroni, ishte burgosur. Shtëpinë e gjeti të mbushur vetëm me gra. Rrëfimi i tij mbetet një kujtesë e fortë e sfidave që shumë familje shqiptare përjetuan gjatë asaj periudhe të errët. /Pasqyrapress/


