13 C
Pristina
HomePasqyra+Në mes të dimrit, familja shqiptare me fëmijë fle në rrugët e...

Në mes të dimrit, familja shqiptare me fëmijë fle në rrugët e Francës

Në mes të dimrit dhe temperaturave të ulëta, një familje shqiptare me katër fëmijë, përfshirë një foshnjë 20-muajshe të sëmurë, po jeton në rrugë në qytetin e Montpeljesë, Francë.

Prej më shumë se një jave, familja fle përpara Bashkisë, pa arritur të sigurojë strehim emergjent, pavarësisht thirrjeve të përsëritura në numrin 115. Situata ka nxitur reagimin e shoqatave “Un toit, un avenir” dhe “Solidarité Partagée”, të cilat organizuan një tubim solidariteti dhe paralajmëruan për rrezikun ndaj shëndetit të fëmijëve.

Autoritetet lokale, nga ana tjetër, e konsiderojnë familjen jo prioritet për strehim për shkak të statusit administrativ, një vendim i mbështetur edhe nga Gjykata Administrative e Montpeljesë. Një tjetër protestë solidariteti është paralajmëruar për 21 dhjetor, përpara Bashkisë së qytetit. /Pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat