Aktorja e madhe e teatrit dhe kinemasë shqiptare, Tinka Kurti, feston sot 93 vjet. Me mbi 150 role në teatër dhe rreth 50 role në film, ajo mbetet një nga figurat më të ndritura të artit shqiptar.
E lindur më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë dhe e lidhur ngushtë me Shkodrën, Kurti ndërtoi karrierën e saj që prej vitit 1949 në Teatrin “Migjeni”. Rolet e saj në filma si “Tana”, “Gjeneral Gramafoni” dhe “Besa e Kuqe” janë pjesë e artë e kinemasë shqiptare.
E nderuar me tituj të shumtë, përfshirë “Mjeshtër i Madh i Punës”, Tinka Kurti gëzon mbi të gjitha respektin dhe dashurinë e publikut shqiptar. /Pasqyrapress/


