Prodhimi i makinës së parë fluturuese në botë ka nisur zyrtarisht. Bëhet fjalë për modelin Alef Model A, një automjet futurist që mund të lëvizë në rrugë dhe të ngrihet vertikalisht në ajër, me një çmim prej 315 mijë dollarësh.
Sipas kompanisë amerikane Alef Aeronautics, automjeti përdor helika të fshehura dhe teknologji eVTOL, duke i mundësuar ngritje dhe ulje vertikale.
Në tokë funksionon si makinë elektrike normale, ndërsa në ajër arrin shpejtësi deri në 177 km/orë. Makina është projektuar për një pilot dhe një pasagjer, me rreze veprimi 321 km në tokë dhe 177 km në ajër. Modelet e para do t’u dorëzohen disa klientëve të përzgjedhur për testime reale, përpara se të nisë prodhimi masiv. /Pasqyrapress/


