Në rrjetet sociale po qarkullon prej ditësh një histori që lidhet me stilin e jetesës luksoze të një çifti milionerësh nga Lindja e Mesme, të cilët sipas pretendimeve online kanë investuar në një ishull privat në Azi.
Sipas përmbajtjeve të publikuara në platforma të ndryshme, blerja lidhet me dëshirën për privatësi dhe qetësi, larg vëmendjes publike, ndërsa ishulli përshkruhet si hapësirë për pushime dhe relaksim personal. Historia është bërë virale përmes videove dhe postimeve që pasqyrojnë jetën luksoze të çiftit, duke nxitur diskutime mbi mënyrën se si privatësia po shihet gjithnjë e më shumë si një formë e re luksi në epokën e rrjeteve sociale.
Ndërkohë, ekspertë të ekonomisë theksojnë se prona të tilla shpesh shihen edhe si investime afatgjata, përtej aspektit të stilit të jetesës. /Pasqyrapress/


