5.7 C
Pristina
HomeKulturëNjë veprim i thjeshtë që bëri diferencën: Lumi i Kamenicës tani më...

Një veprim i thjeshtë që bëri diferencën: Lumi i Kamenicës tani më i pastër

Një nismë individuale po kthehet në shembull për komunitetin. Fotografi i njohur Arian Mavriqi, ka ndërmarrë një aksion vullnetar për pastrimin e lumit të Kamenicës nga gomat e hedhura, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit.

Pas reagimeve dhe bashkëpunimit me institucionet lokale, gomat janë larguar dhe zona tashmë paraqitet dukshëm më e pastër dhe më e sigurt për banorët.

Ky veprim po shihet si një mesazh i fortë ndërgjegjësimi, sidomos për brezat e rinj, se kujdesi për natyrën nis nga secili prej nesh. Një shembull se si përgjegjësia qytetare dhe veprat e mira mund të sjellin ndryshim real. /Pasqyrapress/

Foto: Arian Mavriqi / rrjete sociale

Per më shumë, kliko linkun poshtë.

Foto: Arian Mavriqi / rrjete sociale

https://www.facebook.com/share/p/17TDQzXqSf

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat