Ka ndërruar jetë në Gjermani Armend Agani, i cili po trajtohej për një sëmundje të rëndë, është bërë e ditur përmes një njoftimi për opinionin publik nga familjarët, pikërisht nga Ferid Agani.
Në reagimin e publikuar, familja ka shprehur dhimbjen për humbjen, duke theksuar se kjo ngjarje i ka prekur thellë, ndërsa kanë kërkuar mirëkuptim dhe lutje në këtë periudhë të vështirë. Sipas njoftimit, detajet lidhur me përcjelljen e të ndjerit do të bëhen publike në ditët në vijim.


