Një realitet shqetësues vazhdon të mbetet i pranishëm në disa qytete të Kosovës, sipas të dhënave zyrtare të publikuara së fundmi. Statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se nga muaji janar deri në tetor të këtij viti janë regjistruar gjithsej 22 raste të braktisjes së fëmijëve.
Vetëm gjatë muajit nëntor janë shënuar katër raste të reja, duke e rritur edhe më tej këtë shifër. Sipas raportimeve, rastet janë evidentuar në Prishtinë, Rahovec dhe Fushë Kosovë, çka tregon se fenomeni nuk është i izoluar në një zonë të vetme. Të dhënat ngrenë shqetësime serioze dhe theksojnë nevojën për angazhim më të madh institucional, si dhe vëmendje të shtuar nga shoqëria për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen.
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)


