1.8 C
Pristina
HomeKulturëNjë emër nga Kosova në majën e astronomisë botërore

Një emër nga Kosova në majën e astronomisë botërore

Nga një ëndërr profesionale në një arritje konkrete: shkencëtarja kosovare Pranvera Hyseni ka shënuar një tjetër moment historik në karrierën e saj, duke marrë pjesë në operimin e disa prej teleskopëve më të avancuar në botë në Samitin Mauna Kea, një nga pikat më të rëndësishme astronomike globalisht. Përmes angazhimit të saj në këtë qendër elitare, Hyseni ka punuar drejtpërdrejt me teknologjinë e teleskopëve të përdorur nga NASA, duke u bërë pjesë e një rrethi shumë të kufizuar ekspertësh ndërkombëtarë në fushën e astronomisë. Ajo ka ndarë emocionet e këtij rrugëtimi edhe në rrjetet sociale, duke e përshkruar përvojën si realizim të një ëndrre të kahmotshme profesionale. Krahas kësaj, shkencëtarja nga Vushtrria ka testuar edhe teknologjitë më të reja të kompanisë Celestron, një nga liderët botërorë në pajisje astronomike. /Pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat