13 C
Pristina
HomePasqyra+Kufijtë nën presion: Bashkatdhetarët përballen me pritje deri në 14 orë

Kufijtë nën presion: Bashkatdhetarët përballen me pritje deri në 14 orë

Sipas raportimeve të mediave rajonale, në kufirin Hungari–Serbi pritjet kanë arritur deri në 14 orë, duke krijuar kolona të gjata automjetesh dhe pakënaqësi të madhe te udhëtarët.

Gjendja nuk paraqitet më e lehtë as në kufirin Kroaci–Serbi, ku disa bashkatdhetarë kanë deklaruar se kanë qëndruar në pritje për rreth 8 orë pa lëvizje të dukshme. Qytetarë të shumtë kanë ndarë shqetësimet e tyre edhe përmes mediave, duke theksuar se situata po përkeqësohet nga ora në orë dhe se mungon informacioni zyrtar për arsyet e vonesave.

Raportimi është bazuar në deklarata të udhëtarëve dhe informacione të publikuara nga Periskopi, si dhe burime të tjera mediale në Kosovë. /Pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat