Pamjet e publikuara tregojnë një situatë të rënduar në rrugë, ku qarkullimi raportohet se është ndërprerë për disa orë. Sipas “Jepi zë”, policia kroate ka lejuar kalimin vetëm të automjeteve me targa kroate dhe serbe, ndërsa mërgimtarët shqiptarë kanë mbetur të bllokuar mbi 12 orë. Po ashtu, thuhet se autostrada është mbyllur fillimisht për të gjithë dhe vetëm pas kësaj ka rifilluar lëvizja. Situata ka shkaktuar pritje të gjata dhe reagime nga qytetarët që ndodheshin në vendngjarje. /pasqyrapress/


