Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë shkaktuar probleme serioze në trafikun ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Sipas Gazeta Lajm, mjegulla e dendur ka ndikuar në anulimin dhe devijimin e disa fluturimeve gjatë ditës së djeshme.
Nga TAV Maqedoni bëhet e ditur se deri në orën 20:00 janë anuluar gjithsej 20 fluturime, ndërsa janë realizuar 13 ulje dhe 13 nisje. Po ashtu, dy fluturime janë detyruar të devijohen drejt aeroporteve të tjera për shkak të dukshmërisë së reduktuar. Autoritetet aeroportuale sqarojnë se pavarësisht situatës, aeroporti ka mbetur i hapur dhe funksional, ndërsa pasagjerëve u është rekomanduar të informohen vazhdimisht për statusin e fluturimeve të tyre.
TAV ka njoftuar se ekipet janë në gatishmëri dhe po monitorojnë kushtet e motit për të rikthyer gradualisht normalitetin në qarkullimin ajror. /pasqyrapress/


