5.9 C
Pristina
HomeLajmeE rëndë, u shfaqën pamjet e fundit të Liridonës dhe britmat e...

E rëndë, u shfaqën pamjet e fundit të Liridonës dhe britmat e fëmijëve

Pas seancës së fundit, familja Ademaj ka shprehur shqetësim për mënyrën e trajtimit të provave, duke theksuar se pamjet e paraqitura ngrenë dyshime serioze mbi rrjedhën e ngjarjes.

Leonard Ademaj deklaroi se, sipas familjes, dinamika e pamjeve sugjeron një veprim të parapërgatitur dhe kërkoi nga gjykata një elaborim më të detajuar të materialeve, me qëllim sqarimin e rolit të secilit të përfshirë.

“Seanca nuk ishte e lehtë për familjen, sidomos për shkak të pamjeve të paraqitura,” u shpreh Ademaj, duke shtuar se paqartësitë aktuale nuk i shërbejnë zbardhjes së plotë të së vërtetës.

Familja paralajmëroi se do të kërkojë rishqyrtim të provave, duke vlerësuar se vetëm një analizë e plotë mund të çojë drejt zbardhjes të së vërtetës. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat