Skena muzikore shqiptare është tronditur nga një lajm i rëndë. Nga jeta është ndarë Shemi, një nga zërat më të dallueshëm që la gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqipe. I njohur për publikun si pjesë e grupit të mirënjohur “Ilirët”, Shemi ishte një artist që me interpretimin e tij autentik u kthye në simbol të një epoke.
Këngët e tij u bënë pjesë e historisë muzikore dhe vazhdojnë të dëgjohen edhe sot nga breza të ndryshëm. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është konfirmuar nga Reporteri, ndërsa detaje të tjera ende nuk janë bërë publike. Humbja e Shemit ka prekur thellë komunitetin artistik dhe adhuruesit e shumtë që u rritën me muzikën e “Ilirëve”, duke lënë pas një boshllëk të madh në kulturën muzikore shqiptare. /pasqyrapress/


