13 C
Pristina
HomePasqyra+Serbia miraton rritjen e pensioneve, lajm i mirë për shqiptarët e Luginës

Serbia miraton rritjen e pensioneve, lajm i mirë për shqiptarët e Luginës

Autoritetet në Serbi kanë miratuar një rregullore të re që parasheh ndarjen e një mbështetjeje financiare mujore për pensionistët me të ardhura më të ulëta.

Sipas vendimit, pagesat shtesë do të aplikohen për periudhën nga dhjetori i vitit 2025 deri në nëntor të vitit 2026 dhe do të përfshijnë kategori të ndryshme pensionistësh, përfshirë pensionet e pleqërisë, pensionet e parakohshme, ato të invaliditetit si dhe pensionet familjare.

Nga informacionet e bëra publike, shuma maksimale e mbështetjes mund të arrijë deri në 5.000 dinarë në muaj, ndërsa për pensionistët me të ardhura më të larta kjo ndihmë do të jetë më e ulët ose simbolike, në varësi të nivelit të pensionit. Masat synojnë të lehtësojnë barrën financiare për shtresat më të ndjeshme të shoqërisë, në kushtet e rritjes së kostos së jetesës. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat