13 C
Pristina
HomeLajmeNdërron jetë një futbollist shqiptar, pasi e goditi topi në gjoks

Ndërron jetë një futbollist shqiptar, pasi e goditi topi në gjoks

Një incident i rëndë është regjistruar në Vlorë , ku një 42-vjeçar ka humbur jetën teksa po merrte pjesë në një lojë futbolli, ka shkruar Insajderi, përcjell Pasqyra Press. Sipas të dhënave paraprake, shtetasi B R banues në Vlorë dhe rezident në Gjermani është rrëzuar në fushë pas një kontakti me topin dhe ka pësuar komplikacione shëndetësore.

Ai është transportuar drejt spitalit të Vlorës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Policia bën me dije se nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak, ndërsa rrethanat e plota të rastit po verifikohen, raportojnë mediat. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat