Jo çdo mungesë në punë në Gjermani përfundon me ndëshkim, edhe kur shkaku lidhet me një natë feste. Legjislacioni parashikon që një punonjës të mos paraqitet në punë nëse gjendja e tij shëndetësore nuk e lejon.
Sipas rregullave në fuqi, paaftësia fizike ose mendore për të punuar mund të konsiderohet sëmundje, për aq kohë sa konfirmohet nga mjeku përkatës.
Gjykatat e punës kanë sqaruar se prioritet mbetet siguria dhe shëndeti në vendin e punës, ndërsa ligji nuk e justifikon sjelljen, por synon të shmangë rrezikun për punonjësit dhe ambientin e punës. /pasqyrapress/


