5.7 C
Pristina
HomePasqyra+Mjetet e BuCup 2025 kthehen në mbështetje për punëtorët e Komunalisë

Mjetet e BuCup 2025 kthehen në mbështetje për punëtorët e Komunalisë

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se mjetet e mbetura nga Turniri BuCup 2025 janë shndërruar në diçka konkrete dhe të dobishme për qytetin: rroba dhe këpucë pune për punëtorët e Komunalisë.

Sipas Pajazitit, ky është një gjest i vogël, por me domethënie të madhe për ata që çdo ditë kujdesen për pastërtinë dhe rregullin në hapësirat tona publike.

Sidomos gjatë dimrit, kur puna bëhet më e rëndë dhe kushtet më të vështira, mbështetja për ta është më se e nevojshme. Paratë e turneut u kthyen aty ku kanë më shumë vlerë – te njerëzit që na e mbajnë qytetin të pastër. Një investim modest në shifra, por i rëndësishëm për sigurinë, dinjitetin dhe respektin ndaj punës së tyre. /pasqyrapress/

Fotot: Arber Pajaziti, facebook.
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat