13 C
Pristina
HomeLajmeNdërron jetë Nexhat Daci, ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës

Ndërron jetë Nexhat Daci, ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës

Është ndarë nga jeta Nexhat Daci, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe akademike në Kosovë, ka bere te ditur portali ”Terrnoci i Madh”info. Ai ishte ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD). Daci njihej edhe për kontributin e tij në fushën e arsimit dhe shkencës, si profesor i kimisë dhe doktor i shkencave, me studime të përfunduara në Universitetin e Zagrebit.

Gjatë karrierës së tij, ai ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe i institucioneve ndërkombëtare shkencore. Figura e tij mbetet e lidhur me një periudhë të rëndësishme të zhvillimeve institucionale në Kosovë. /pasqyrapress/

Foto: wikipedia

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat