9.9 C
Pristina
HomeLajmeRASFF ngrit alarm për "Prince caffe"

RASFF ngrit alarm për “Prince caffe”

Një njoftim paralajmërues i publikuar nga sistemi evropian i sigurisë ushqimore RASFF ka sjellë vëmendje mbi një produkt kafeje që qarkullon në tregun e Kroacisë, pas raportimeve për prani të akrilamideve mbi nivelet e rekomanduara. Sipas të dhënave të bëra publike, informacioni është konfirmuar edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK).

Megjithatë, në komunikimet zyrtare nuk janë dhënë ende detaje të qarta nëse është ndërmarrë ndonjë masë konkrete, si tërheqja e produktit nga tregu, kufizimi i ndonjë serie të caktuar prodhimi apo analiza shtesë në pikat e shitjes. Mungesa e sqarimeve ka hapur diskutime mbi nevojën për transparencë më të madhe institucionale dhe informim të plotë të konsumatorëve, sidomos kur bëhet fjalë për produkte ushqimore me përdorim të gjerë ditor. Vëmendje e veçantë pritet edhe në Shqipëri, ku kërkohet një qëndrim zyrtar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik dhe qartësimit të situatës për qytetarët /pasqyrapress/

Foto: Prince caffe, instagram
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat