1.5 C
Pristina
HomeLajmeMitrovicë: Foshnja dërgohet pa shenja jete në spital, rasti nën hetim

Mitrovicë: Foshnja dërgohet pa shenja jete në spital, rasti nën hetim

Autoritetet shëndetësore dhe ato të rendit janë angazhuar pas një rasti të rëndë të raportuar në Mitrovicën e Jugut, ku një foshnjë është dërguar pa shenja jete në repartin e Emergjencës.

Sipas informacioneve zyrtare, rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 2 janarit, në rrugën “Adem Voca”. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e foshnjës menjëherë pas pranimit në spital. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të sqarohen shkaqet e vdekjes. Nga institucionet përkatëse është bërë e ditur se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat