4.7 C
Pristina
HomePasqyra+Alarm për ajrin në Kosovë: rrezik serioz për shëndetin publik

Alarm për ajrin në Kosovë: rrezik serioz për shëndetin publik

Cilësia e ajrit në Kosovë vazhdon të mbetet në nivele alarmante, pa shenja reale përmirësimi, duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.

Eksperti i mjedisit Ilir Morina paralajmëron se mungesa e zbatimit të ligjeve dhe projekteve konkrete ka lënë vendin pa rregullore funksionale për ajrin, ndërsa institucionet nuk po bashkëpunojnë me ekspertët. Sipas tij, pasojat janë të rënda: mijëra të rinj të prekur nga sëmundje të rënda dhe parametra të ajrit jashtë kufijve normalë. Edhe pediatri Gëzim Krasniqi thekson se ndotja po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e sëmundjeve respiratore, sidomos tek fëmijët, duke kërkuar masa urgjente nga institucionet përgjegjëse.

Ekspertët paralajmërojnë se pa veprime konkrete dhe angazhim serioz institucional, ndotja e ajrit do të vazhdojë ta rrezikojë shëndetin publik në Kosovë. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat