13 C
Pristina
HomePasqyra+Angelina Jolie viziton Rafahun , bën thirrje për më shumë ndihmë humanitare

Angelina Jolie viziton Rafahun , bën thirrje për më shumë ndihmë humanitare

Në kuadër të angazhimit të saj humanitar, aktorja e njohur Angelina Jolie ka vizituar pikën kufitare Rafah, në kufirin ndërmjet Rripit të Gazës dhe Egjiptit, ku ka parë nga afër situatën në terren, ka shkruar Egypt Today Magazine. Gjatë qëndrimit të saj, ajo ka vizituar qendra të ndihmës humanitare si dhe spitalin El Arish, duke u takuar me pacientë dhe staf mjekësor. Jolie ka theksuar se vizita ka për qëllim vlerësimin e nevojave urgjente dhe mënyrën e dërgimit të ndihmave drejt Gazës, duke nënvizuar nevojën për më shumë mbështetje për popullatën civile që po përballet me një krizë të rëndë humanitare. /pasqyrapress/

FOTO: Angelina Jolie, instagram.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat