Situata familjare e banorit të Big Brother VIP 5, Mal Retkoceri, ka qenë në fokus të vëmendjes së publikut gjatë ditëve të fundit. Gjatë spektaklit, Mali mori një vendim të rëndësishëm personal – ai refuzoi takimin ballë për ballë me babain e tij, për të cilin nuk ka pasur asnjë kontakt prej rreth shtatë vjetësh. Mali u shpreh se nuk ndihej gati për një përballje në kushtet e kamerave, duke theksuar se një takim i tillë mund të ndodhë një ditë, por larg syve të publikut.
Ky vendim u mbështet menjëherë nga familja e tij jashtë shtëpisë së “Big Brother”, përfshirë nënën e tij, Violetë Kukaj, e cila përmes rrjeteve sociale shprehu krenarinë për të birin dhe mbështetjen e plotë për zgjedhjen e tij.
Ndërkohë, jashtë programit, situata mori një tjetër kthesë kur babai i Malit, Faik Retkoceri, dëshmoi versionin e tij të historisë në një intervistë për Prive. Ai foli hapur për raportin e prishur familjar, problemet me shendetin mendor, dhe sfidat- duke thënë se ka tentuar të rindërtojë komunikimin me fëmijët dhe ish-bashkëshorten, mirepo fajeson ndikimin e Viloetes në distancimin e tyre. Ai gjithashtu bëri komente për karrierën e Violetës, duke pretenduar se kishte luajtur një rol të madh në zhvillimin e saj artistik. Pavaresisht te gjithave, Faiku shprehet i hapur për ribashkim me fëmijët, madje edhe me Violetën. /pasqyrapress/


