1.8 C
Pristina
HomeKulturë'Bufi' i gatshëm për t'i dalë në ndihmë familjeve të prekura nga...

‘Bufi’ i gatshëm për t’i dalë në ndihmë familjeve të prekura nga shiu

Në një reagim publik, Fatmir Spahiu – Bufi ka shprehur gatishmërinë për t’u angazhuar në organizimin ose bashkëorganizimin e aktiviteteve humanitare që synojnë grumbullimin e mjeteve për familjet e prekura.

Ai thekson se çdo iniciativë e tillë duhet të zhvillohet në koordinim të plotë institucional dhe komunal, ndërsa procesi i grumbullimit të ndihmave duhet të udhëhiqet nga institucionet përkatëse, me mbështetje nga qytetarët dhe figura publike.

Sipas tij, një organizim i tillë do të mund të përfshinte edhe artistë, sportistë dhe personalitete të tjera, duke e kthyer ndihmën në një kauzë të përbashkët shoqërore. Ndërkohë, ai shpreh shpresën që dëmet nga moti i lig të jenë sa më të vogla, duke theksuar se bashkimi dhe solidariteti mbeten mënyra më e mirë për t’u përballur me situata të tilla. “Jemi bashkë, si gjithmonë”, është mesazhi përmbyllës që përcjell thirrjen për unitet në këtë periudhë sfiduese. /pasqyrapress/

Foto: Fatmir Spahiu, facebook.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat