Breznicë është vështirësuar pas një shembjeje dheu që ka rënë mbi rrugë. Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti ka bërë të ditur se ekipet përkatëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe po punojnë për largimin e materialit të rënë.
Sipas njoftimit, pastrimi i rrugës do të bëhet sa më shpejt, me qëllim rikthimin e qarkullimit në normalitet. Deri në përfundimin e punimeve, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment. /pasqyrapress/


