5.7 C
Pristina
HomeRozëLeonora-Dolces: Më shpejt zë të dashur ti, se sa më zë gjumi...

Leonora-Dolces: Më shpejt zë të dashur ti, se sa më zë gjumi mua

Një deklaratë e Leonora Jakupit gjatë Prime-it të fundit në Big Brother VIP Kosova ka nxitur reagime të shumta dhe ka hapur debat të gjerë në publik. Opinionistja iu drejtua drejtpërdrejt banores Dolce me një frazë ironike, e cila u komentua menjëherë në rrjete sociale. Gjatë diskutimit në studio, Jakupi u shpreh: “Më shpesh zë të dashur Dolce se sa më zë mua gjumi.” Kjo deklaratë u interpretua nga një pjesë e publikut si kritikë e drejtpërdrejtë ndaj sjelljes së Dolces brenda shtëpisë, ndërsa të tjerë e panë si një tejkalim të rolit të opinionistes. Debati nuk mbeti vetëm brenda spektaklit, por vazhdoi edhe jashtë tij.

Pas situatës, reagoi edhe familja e Dolces, e cila përmes një postimi shprehu pakënaqësinë ndaj mënyrës së adresimit publik, duke theksuar se komentet personale nuk duhet të jenë pjesë e analizave televizive dhe se Dolcen e mbështesin plotësisht. Nga ana tjetër, Leonora Jakupi nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj, duke lënë të kuptohet se fjalët e saj janë pjesë e mendimit personal dhe rolit që ka në spektakël, pa pasur qëllim ofendimin, por shprehjen e një opinioni të drejtpërdrejtë. /PASQYRAPRESS/

Foto: Leonora Jakupi dhe Dolce, instagram.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat