1.8 C
Pristina
HomePasqyra+Hotel në Hënë: Hapet mundësia për rezervim me çmim marramendës

Hotel në Hënë: Hapet mundësia për rezervim me çmim marramendës

Një projekt që deri vonë dukej i pamundur po hyn në fazën e parë konkrete. Një kompani amerikane ka nisur të regjistrojë interesim për qëndrime turistike jashtë Tokës, konkretisht në Hënë. Startup-i GRU Space, me seli në Kaliforni, ka hapur mundësinë e rezervimeve për një strukturë hoteliere që synon të ndërtohet në sipërfaqen hënore.

Personat e interesuar duhet të kryejnë pagesa paraprake që, në varësi të paketës, arrijnë deri në 1 milion dollarë, ndërsa shuma minimale nis nga rreth 250 mijë dollarë, raporton Oddity Central. Sipas planeve të kompanisë, hoteli pritet të funksionalizohet rreth vitit 2032, ndërsa kostoja finale për një qëndrim të plotë ende nuk është bërë publike. Megjithatë, vlerësimet fillestare sugjerojnë se çmimi

total mund të tejkalojë 10 milionë dollarë për dhomë. Ndryshe nga ndërtimet tradicionale, GRU Space planifikon që objekti të ndërtohet pa transportuar materiale të rënda nga Toka. Struktura do të realizohet me robotë autonomë dhe materiale të përpunuara nga vetë dheu i Hënës, të dizajnuara për t’i rezistuar kushteve ekstreme hapësinore. Nëse projekti ecën sipas planifikimit, punimet pritet të nisin në vitin 2029, duke hapur rrugën për një epokë të re të turizmit hapësinor dhe përvojave që deri më sot i përkisnin vetëm filmave fantastikë. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat