1.8 C
Pristina
HomePasqyra+13 vjet nga rrëzimi i lapidarit në Preshevë

13 vjet nga rrëzimi i lapidarit në Preshevë

Në orët e hershme të mëngjesit, 13 vjet më parë, një operacion i gjerë i forcave të xhandarmërisë serbe u nis nga Beogradi në drejtim të Preshevës, me një qëllim të vetëm largimin e monumentit kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së. Aksioni u realizua me mjete të rënda dhe nën masa të shtuara sigurie, duke shkaktuar reagime të forta në mesin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët e konsideruan veprimin si provokim dhe fyerje ndaj kujtesës historike.

Ngjarja mbetet edhe sot simbol i tensioneve dhe trajtimit të çështjeve kombëtare shqiptare në këtë rajon, ndërsa përvjetori i saj rikujton një nga momentet më të ndjeshme të pasluftës në Preshevë. /pasqyrapress/

Foto: Wikimedia commons.
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat