13 C
Pristina
HomeLajmeArianit Sllamniku mbetet një muaj në paraburgim

Arianit Sllamniku mbetet një muaj në paraburgim

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit A.S., pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë. Ai dyshohet se, pa asnjë kualifikim profesional, licencë apo autorizim ligjor, ka ushtruar veprimtari të kundërligjshme mjekësore dhe farmaceutike në lokalin “Consulence”, kanë njoftuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Sipas hetimeve, i dyshuari ka ofruar trajtime dhe këshillime për autizmin, ka rekomanduar terapi dhe barna të patestuara, si dhe ka kryer eksperimente mjekësore, përfshirë udhëzime për fëmijë, duke përfituar financiarisht nga këto shërbime. Gjatë kontrollit janë gjetur edhe medikamente të ndryshme që janë sekuestruar. Gjykata ka vlerësuar se masat alternative nuk janë të mjaftueshme dhe ka vendosur paraburgimin, ndërsa palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /pasqyrapress/

Foto: Gjykata Themelore Gjilan
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat