13 C
Pristina
HomeLajmeFrancë: Burgim i përjetshëm për Liridon Berishën pas vrasjes së partneres

Francë: Burgim i përjetshëm për Liridon Berishën pas vrasjes së partneres

Autoritetet gjyqësore në Francë kanë vendosur të lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Liridon Berishës, i cili u shpall fajtor për vrasjen e partneres së tij, Stephanie Di Vincenzo. Vendimi u mor pas disa ditësh shqyrtimi në Gjykatën e Krimeve të Rënda në rajonin Meurthe-et-Moselle, raportojnë AFP dhe Klankosova.tv.

Sipas aktgjykimit, Berisha nuk do të ketë të drejtë të kërkojë lirim me kusht për një periudhë 18-vjeçare. Në procesin e mëparshëm gjyqësor, kjo periudhë ishte caktuar 22 vjet, niveli më i lartë i parashikuar nga ligji francez, bën të ditur AFP. Prokuroria e përshkroi rastin si një akt dhune të skajshme, duke theksuar se rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja e rëndë e bënin atë veçanërisht shqetësuese për opinionin publik, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, mbrojtja ka argumentuar se i dënuari ka pasur një histori të ndërlikuar jetësore. Avokati Arnaud Blanc i tha medias Ouest-France se klienti i tij ishte lindur në vitin 1998, gjatë luftës në Kosovë, dhe më pas ishte vendosur nën përkujdesje sociale pas mbërritjes në Francë. Rasti ka nxitur reagime dhe diskutime në Francë, veçanërisht për faktin se forcat e rendit kishin ndërhyrë disa herë më herët për probleme brenda çiftit. Po ashtu, sipas mediave franceze, një kallëzim i bërë nga viktima disa muaj para ngjarjes nuk kishte përfunduar në procedim penal. /PASQYRAPRESS/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat