13 C
Pristina
HomeLajmeZhdukja e Bleona Matës: Pas 15 vitesh rikthehen kërkimet, nëna dhe avokati...

Zhdukja e Bleona Matës: Pas 15 vitesh rikthehen kërkimet, nëna dhe avokati hedhin dyshime për përfshirjen e babait

Rasti i zhdukjes së Bleona Matës, 15 vite pas ngjarjes, është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut pas deklaratave të bëra në emisionin “Ftesë në 5”. Avokati i familjes ka deklaruar se nuk ekzistojnë prova që vajza të ketë ndërruar jetë, duke ngritur dyshime se ajo mund të jetë gjallë dhe të ketë jetuar jashtë vendit, fillimisht në Greqi e më pas në Gjermani.

Sipas tij, hetimet e para janë orientuar gabimisht, çka ka ndikuar në humbjen e gjurmëve të rëndësishme.

Nga ana tjetër, nëna e Bleonës ka shprehur dhimbjen dhe zhgënjimin e saj për mungesën e drejtësisë ndër vite, duke kërkuar që përgjegjësit e dyshuar të përballen me ligjin.

Ajo ka deklaruar se, pavarësisht kalimit të kohës, shpresa për të mësuar të vërtetën nuk është shuar kurrë.

Gjithashtu në një intervistë “Ftesë në 5”, ajo u shpreh se babai i vajzës nuk e ka kërkuar dhe nuk i intereson çështja e vajzës. Ndërkaq avokati i rastit, dyshon se edhe i ati së bashku me motrën e vet, janë pjesë e grupit kri*minal.

Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende asnjë informacion zyrtar mbi fatin e vajzës, ndërsa çështja vijon të mbetet e hapur dhe nën hetim. /pasqyrapress/

Foto: Top channel.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat