2.1 C
Pristina
HomePasqyra+Ish-luftëtarja e UÇK-së nga Bujanoci, rrëfen pengesat në kufi-nuk lejohet të shkojë...

Ish-luftëtarja e UÇK-së nga Bujanoci, rrëfen pengesat në kufi-nuk lejohet të shkojë në vendlindje

Një histori personale me peshë të veçantë ka rikthyer në vëmendje trajtimin e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës në pikat kufitare. Lindita Fetahu-Krivanjeva, ish-pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka treguar publikisht se për vite me radhë përballet me probleme serioze sa herë tenton të kalojë kufirin drejt vendlindjes së saj në Bujanoc dhe zonën e Letovicës.

E ftuar në një emision televiziv, ajo tha se situata është bërë e papërballueshme, duke theksuar se tashmë nuk udhëton më fare, pasi çdo tentativë shoqërohet me pengesa, ndalesa dhe trajtim problematik nga autoritetet kufitare serbe. Lindita Fetahu-Krivanjeva njihet edhe për kontributin e saj gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku ka qenë pjesë e UÇK-së në cilësinë e infermieres, duke ndihmuar ushtarë dhe civilë të plagosur gjatë periudhës më të rëndë të konfliktit të viteve 1998–1999. Ajo ka folur edhe më herët për përvojat e saj gjatë luftës dhe për sfidat që kanë ndjekur pas saj. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat