Përmes një njoftimi publik, Halil Kastrati ka bërë të ditur se është inauguruar mega projekti i shoqatës së tij në Gjilan, ndërsa ai ka pranuar titullin “Qytetar Nderi i Gjilanit”.
Ai ka falënderuar institucionet lokale, donatorët dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen, duke theksuar se ky vlerësim është njëkohësisht motiv dhe përgjegjësi më e madhe për të vazhduar projektet në shërbim të qytetarëve. Mes falënderimeve ishin edhe përfaqësues institucionalë dhe kontribuues të shumtë që, sipas tij, kanë bërë të mundur realizimin e projektit. /pasqyrapress/



