2.1 C
Pristina
HomePasqyra+Lindrit Zogaj përballet me paralizë faciale

Lindrit Zogaj përballet me paralizë faciale

Prezantuesi dhe moderatori i njohur, Lindrit Zogaj, ka bërë të ditur përmes një videoje në rrjetet sociale se gjatë javëve të fundit është përballur me një paralizë faciale. Sipas tij, gjendja ka ardhur si pasojë e inflamacionit të nervit, që mund të lidhet me imunitet të dobët apo lodhje të tepërt.

Ai sqaroi se kjo ka qenë arsyeja e mungesës së tij në televizion dhe në platformat sociale, duke theksuar se fatmirësisht gjendja ka nisur të përmirësohet. Zogaj premtoi se do t’i mbajë ndjekësit të informuar për ecurinë e shërimit në ditët në vijim. Në fund të mesazhit, ai falënderoi publikun për mbështetjen dhe shqetësimin e treguar, duke u uruar të gjithëve shëndet. /pasqyrapress/

Fotot: Lindrit Zogaj.
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat