1.8 C
Pristina
HomeLajmeGjykata dënon me 18 vite burg Endrit Niken për vr*asjen e Maria...

Gjykata dënon me 18 vite burg Endrit Niken për vr*asjen e Maria Clara-s

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 18 vite burgim Endrit Niken për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2023 në Fushë-Kosovë. Sipas aktakuzës, çifti kishte qenë duke qëndruar në një hotel, ku pas një mosmarrëveshjeje situata kishte eskaluar. Prokuroria ka pretenduar se konflikti verbal dhe fizik brenda dhomës përfundoi me rrëzimin e 27-vjeçares nga kati i gjashtë i objektit.

Ajo pësoi lëndime të rënda trupore dhe, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ndërroi jetë në spital. Gjatë procesit gjyqësor janë paraqitur prova materiale, ekspertiza dhe dëshmi të ndryshme, të cilat, sipas trupit gjykues, mbështetën akuzën për vrasje.

I dënuari ishte deklaruar i pafajshëm gjatë shqyrtimit, ndërsa mbrojtja ka kundërshtuar cilësimin juridik të veprës. Rasti kishte marrë vëmendje të gjerë publike si në Kosovë ashtu edhe në Argjentinë, ndërsa në shpalljen e aktgjykimit ishin të pranishëm edhe familjarë të viktimës. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat