Selvija ka ndarë një mesazh prekës për Shpatin, duke shprehur dhimbjen e thellë për mungesën e tij në prag të festës së Bajramit. Në fjalët e saj, ajo përshkruan boshllëkun që ka lënë largimi i tij, duke theksuar se kjo festë nuk do të jetë e njëjtë pa praninë e tij. Ajo përmend edhe djalin Roelin, duke treguar se mungesa ndihet edhe më fort në familje. “ M’plasi kjo zemër nga mungesa jote o jetë, sa të vetëm na ke lënë bashkë me Roelin e nuk e di si do vijë festa e Bajramit pa praninë tënde ”, ka shkruar ajo në story. /pasqyrapress/



