17.8 C
Pristina
HomePasqyra+Gjesti reagon pas zhvillimeve të fundit: kërkon falje dhe paralajmëron hapa ligjorë

Gjesti reagon pas zhvillimeve të fundit: kërkon falje dhe paralajmëron hapa ligjorë

Pas një periudhe jo të lehtë, artisti i njohur Gjesti ka vendosur të flasë publikisht për situatën që ka kaluar së fundmi. Ai e nis reagimin duke pranuar gabimin dhe duke kërkuar falje për shqetësimin e shkaktuar ndaj stafit, duke theksuar se nuk është natyrë e tij të veprojë në atë mënyrë dhe se ndihet i penduar për gjithçka që ka ndodhur. Në mesazhin e tij, Gjesti falënderon publikun për mbështetjen e vazhdueshme në momentet e vështira, ndërsa veçon edhe angazhimin e ekipit të tij ligjor për profesionalizmin dhe përkrahjen. Ai zbulon gjithashtu se, në bashkëpunim me partnerët dhe përfaqësuesit ligjorë, kanë nisur procedura ndaj një kompanie për çështje që lidhen me trajtime, detyrime financiare dhe dëme të pretenduara ndër vite. Sipas tij, shumë detaje ende nuk janë bërë publike, por pritet të sqarohen në vijim. Pavarësisht situatës, Gjesti thekson se nuk do të ndalet me muzikën dhe paralajmëron se projektet e tij do të vazhdojnë të publikohen në rrjetet sociale, edhe nëse përkohësisht hasen pengesa. Në fund, ai shprehet i bindur se drejtësia do të vihet në vend. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat