2.3 C
Pristina
HomePasqyra+Risi në Cineplexx: tash mund ta ndalësh filmin nga ulësja

Risi në Cineplexx: tash mund ta ndalësh filmin nga ulësja

Një ide e re që po qarkullon së fundmi ka tërhequr vëmendje të madhe të publikut, duke prekur drejtpërdrejt përvojën e shikimit në kinema. Cineplexx Kosova ka prezantuar një koncept inovativ që lidhet me komoditetin e shikuesve gjatë shfaqjeve filmike. Sipas njoftimit nga faqja e tyre, në sallën Luxx pritet të vendoset një buton i kuq në çdo ulëse, i cili do t’u mundësonte vizitorëve të ndalin përkohësisht filmin në raste të caktuara.

Ky funksion synon të ofrojë fleksibilitet më të madh për ata që kanë nevojë për një pauzë të shkurtër gjatë shfaqjes. Ideja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë diskutuar mbi prakticitetin dhe ndikimin që mund të ketë një risi e tillë në përvojën kolektive të shikimit në kinema.

Ky njoftim vjen në kuadër të 1 prillit, ditë e njohur për shaka dhe ide kreative, ndaj mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një risi reale apo një postim simbolik

/PASQYRAPRESS/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat