HomeRozëGranita e Qumilit rikthehet me mesazh të fortë: “Hidhjani pasqyrën vetes!”

Granita e Qumilit rikthehet me mesazh të fortë: “Hidhjani pasqyrën vetes!”

Granita, mbesa e humoristit të njohur Qumili, është rikthyer pas një kohe të gjatë larg publikut – jo në skenë, por në protestën për Daorsën.

Ajo dha një intervistë për Demos, ku kërkoi rikthimin e dënimit me vdekje, duke thënë se burgimi i përjetshëm nuk po i ndal krimet e rënda. Granita po ashtu tregoi se një vit më parë edhe vetë ishte viktimë e dhunës, ndërsa personi i dënuar për rastin tashmë ndodhet në burg. Por reagimet në rrjet nuk u fokusuan te mesazhi i saj. Pamja e Granitës u bë shënjestër e komenteve bullizuese, me akuza dhe thashetheme të pavërteta. Aktorja reagoi menjëherë, duke mohuar çdo aludim për përdorim substancash dhe duke sqaruar se pamja e saj ishte rezultat i grimit të bërë vetë dhe kohës së keqe. Mesazhi i saj për komentuesit ishte i qartë: “Hidhjani pasqyrën vetes”. /Pasqyrapress/

Foto: Gazeta Demos

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat