12 C
Pristina
HomeKulturëValbona tregon se ka kontaktuar me Gjestin

Valbona tregon se ka kontaktuar me Gjestin

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Valbona Mhillit, ka zhvilluar së fundmi një sesion pyetje-përgjigjesh me ndjekësit në Instagram. Ndër pyetjet që mori, kishte edhe nga ata që kërkuan të dinin për gjendjen aktuale të këngëtarit dhe fituesit të edicionit të fundit të BBVA, Gjesti.

Valbona u përgjigj shkurt, por me tone pozitive, duke uruar që ai të rikthehet sa më shpejt me projektet e tij të reja. Kjo deklaratë ka zgjuar menjëherë interes tek fansat, pasi artisti është distancuar prej muajsh nga mediat dhe rrjetet sociale, pas humbjes së rëndë familjare që përjetoi. Për publikun, ky mesazh shihet si një shenjë e mirë se Gjesti mund të jetë në proces rikuperimi emocional dhe ndoshta i afërt me një rikthim artistik. Ndjekësit vijojnë të shprehin mbështetjen e tyre dhe presin që ai të rikthehet së shpejti me projekte të reja.

Foto: GJESTI DHE vALBONA Mhilli, instagram.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat