Policia Kantonale e Cyrihut ka arrestuar katër persona nga Kosova gjatë një operacioni të planifikuar natën e së hënës në Weinfelden TG. Të dyshuarit konsiderohen si pjesë e një grupi profesionist hajdutësh, të cilëve u atribuohen dhjetëra krime në mbarë Zvicrën.
Gjatë aksionit, policia i kapi tre nga autorët në flagrancë, ndërsa i katërti arriti të largohej përkohësisht. Pas një kërkimi intensiv prej rreth dy orësh, edhe ai u gjet dhe u arrestua, shkruan polizeinews, transmeton pasqyrapress.
Në operacion u angazhuan ekipe të specializuara të policisë, përfshirë detektivë, helikopter policor dhe qen të trajnuar për kërkim.


