Policia e Kosovës ka publikuar bilancin 24-orësh, duke bërë të ditur zhvillimet kryesore në fushën e sigurisë dhe komunikacionit.
Në raport theksohet se gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident me pasoja fatale. Megjithatë, 23 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 38 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Forcat policore kanë vazhduar kontrollet e rregullta në trafik, dhe si rezultat janë shqiptuar 1,799 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.
Po ashtu, brenda këtyre 24 orëve janë arrestuar 15 persona, prej të cilëve 8 janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë proceduar sipas procedurave të rregullta. /Pasqyrapress/.


