HomeLajmeGjkendet trupi i pajetë që u raportua i zhdukur

Gjkendet trupi i pajetë që u raportua i zhdukur

Pas disa orësh kërkime të pandërprera, ekipet e zhytësve të FSK-së kanë lokalizuar sot trupin e personit që ishte raportuar i zhdukur më 27 nëntor në fshatin Livoq të Gjilanit.

Sipas konfirmimit nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Valon Osmani, ekipi mjekësor konstatoi vdekjen në vendngjarje, shkruan Insajderi, transmeton Pasqyrapress.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedurat e mëtejshme. /Pasqyrapress/.

Foto: Wikipedia
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat