14 C
Pristina
HomePasqyra+Konflikti mes të rinjve përfundon tragjikisht: vdes 15-vjeçari

Konflikti mes të rinjve përfundon tragjikisht: vdes 15-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka tronditur Durrësin, pasi një 15-vjeçar, Erion Boba, ka humbur jetën në spital disa ditë pas një konflikti që u përshkallëzua në dhunë mes bashkëmoshatarëve.

Ngjarja, që sipas raportimeve kishte nisur nga debatet në rrjete sociale, përfundoi në dhunë fizike, duke e lënë të miturin me plagë të rënda. Adoleshenti ishte trajtuar për ditë me radhë në gjendje të rëndë në QSUT, por mjekët nuk arritën ta stabilizonin.

Lajmi i vdekjes së tij ka shkaktuar dhimbje të madhe tek familjarët, të afërmit dhe komuniteti që u prek nga rasti. /Pasqyrapress/.






ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat