Të shtunën në mëngjes, policia në Çaçak të Serbisë është njoftuar rreth orës 10:00 për zbulimin e tre personave të pajetë në një shtëpi. Hetimet janë ende në vazhdim, ka bërë të ditur policia për N1.
Për rastin është informuar edhe prokuroria kompetente, ndërsa mediat lokale raportojnë se dyshohet për një vrasje. /Pasqyrapress/.


